You are here
Home > Kombëtarja > Cikalleshi “shpërtheu” në Turqi, Balaj përgjigjet me ekipin rus dhe vazhdon të gjej rrjetën

Cikalleshi “shpërtheu” në Turqi, Balaj përgjigjet me ekipin rus dhe vazhdon të gjej rrjetën

Javë pas jave, Bekim Balaj po kthehet në një lojtar deçiziv për skuadrën e tij të Akhmat Gronzy, teksa ditën e djeshme ia ka dalë të shënojë sërish. Ndonëse kampionati rus ende nuk ka rifilluar, ekipet respektive po kryejnë disa minifaza përgatitore, ku kanë organizuar edhe ndeshje miqësore.

Në këto sfida Balajt i është dashur që të tregojë potencialin e tij, ku sipas trajnerit të Akhmatit, mendohet se sulmuesi shqiptar ka rigjetur formën e tij më optimale. Këtë herë goli ka ardhur në një miqësore ndaj ekipit korean, Blluings, në atë humbje me rezultatin 2-1. Duket se 28 vjeçari po bën një punë mjaft të mirë në këtë minifazë, ku edhe rezultatet që ai tregon, flasin vetë. Tashmë skuadra e Akhmatit ka një as nën mëngë, atë çka i ka munguar gjatë këtij sezoni. Balaj duhet të rifitojë edhe një herë minutazhin që prej kohësh i ka munguar tek skuadra ruse e Akhmatit, për të dhënë më të mirën te Shqipëria.

Kujtojmë që legjionari kuqezi ka luajtur plot 12 ndeshje me Akhmatin, në kupë dhe kampionat, teksa ka mundur të shënojë vetëm një gol. Përsa i përket situatës së tij tek Kombëtarja e drejtuar nga Panuçi, shkodrani duhet të tregojë gjithë vlerat e tij gjatë këtyre javëve, në një kohë që konkurrenca është rritur edhe me shpërthimin e Cikalleshit në Turqi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top