
Shqipëria ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Moldavisë, falë golave të Cikalleshit dhe Ramadanit. Të rëndësishme janë tre pikët në këtë grup, për të shpresuar për më tej edhe për një kualifikim të mundshëm.
Autori i golit të parë, Cikalleshi, është ndierë i çliruar për atë gol të shënuar, që e ndihmoi Kombëtaren për të marrë tre pikët: “Me rëndësi është që arrita të shënojë. Kombëtarja ishte në gjendje të vështirë dhe kjo na ndihmojë. Gjithashtu jam i lumtur edhe për Roshin, sepse ka kaluar një sezon të vështirë. Sinqerisht ndihem mirë pas kësaj fitore dhe që realizova.
Jam gjithmonë me këmbë në tokë dhe jo të mendoj se me një gol kam arritur diçka madhore. Në Kombëtare nuk kam qënë shumë dominues në gola dhe të gjithë e dini, por gjithmonë jam i përkushtuar në punë. E doja me zemër që të shënonte një prej sulmuesve që ishim në lojë”, ka thënë Cikalleshi për “Supersport”. /Shqiperia.ch/