
Pas largimit në Turqi, Sokol Cikalleshi ka humbur shumë nga forma e tij. Nuk flasim për të njëjtin lojtar si në Kroaci ku aktivizohej me Rnk Splitin, duke shënuar thuajse në çdo javë. Gjithsesi ky sulmues zotëron ende aftësi të mëdha, teksa këtë e tregojë më së miri ndaj Beshiktashit, në takimin e para dy javëve.
Dy gola arriti të shënojë Cikalleshi, por asnjëra prej tyre nuk u shënua në statistika. E para për pozicion jashtë loje, ndërsa e dyta u anullua pas gabimit qesharak të klubit të Akhisarit, që rezultoi me 13 futbollistë të huaj, kur duheshin vetëm 12 të tillë.
Por nëse shohim me vëmendje karrierën e këtij lojtari, do të dallojmë një rekord për “Guinnes” në këtë gjysmë sezoni të zhvilluar. Futbollisti i Shqipërisë ka ndërruar skuadrën thuajse në çdo muaj. Deri tani ai ka qenë pjesë e tre ekipeve të ndryshme. Brenda sezonit 2018-2019, duke e nisur me Osmanlisporin, Goztepen dhe tani që luan me Akhisarin. /Shqiperia.ch/