
Në Shqipëri asnjëherë nuk i vlerësojnë, nëse flitet për arbitrat, atëherë me patjetër në temë diskutimi është një skandal në menaxhimin e ndeshjes.
Por nëse në kampionatin tonë arbitrat vazhdojnë të mbeten në qendër të kritikave, vlerësimet nga Europa për ta sa vijnë e shtohen. Këtë herë flitet sërisht për Enea Jorgjin, njeriun e aq shumë kritikuar për mbajtjen e ndeshjeve në kampionatin shqiptar.
Sipas asaj që raporton “Newsport”, Jorgji do të jetë kryesori i takimi Galatasari-Lokomotiva e Moskës, takim i vlefshëm për Champions Leaguen e të rinjve. Në Europë janë duke e kërkuar gjithmonë e më shumë drejtësinë shqiptare. /Shqipëria.ch/