You are here
Home > Futboll Bota > Çfarë vlerësimi nga Spanja për Baren: Shkatërron kundërshtarin  dhe i jep kuptim Malagas!

Çfarë vlerësimi nga Spanja për Baren: Shkatërron kundërshtarin  dhe i jep kuptim Malagas!

Javë pas jave Keidi Bare po shndërrohet në një futbollist shumë i rëndësishëm për skuadrën e Malagës, teksa duket se tek spanjollët po arrin formën e tij më të mirë fizike. Ditën e djeshme ekipi i Malagës është ndeshur në transfertë përballë Tenerifes, sfidë kjo e mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0.

Përsa i përket legjionarit kuqezi, Bare luajti plot 90 minuta në këtë ndeshje, ku tregoi një formë shumë të mirë. Kjo gjë nuk do të kalonte pa u vënë re edhe nga mediat spanjolle që e kanë vlerësuar 21- vjeçarin shqiptar me notën 8. Sipas të përditshmes “Laopinuondemalaga”, paraqitjen e Bares në fushë ditën e djeshme, e kanë komentuar si një nga gjërat më të mira që kishte ndodhur tek Malaga në këtë fillim të vitit kalendarik. Gjithashtu ata veçuan faktin se mesfushori shqiptar po i jep një kuptim skuadrës së Malagës.

“Shfaqja në formacionin fillestar të futbollistit të Shpresave të Shqipërisë në lojërat e fundit, është padyshim një nga gjërat më të mira që ka ndodhur në Málaga në këtë fillim të vitit 2019. Ai shkatërron ndeshjen e rivalëve dhe i jep kuptim Malagës”, ishte komenti i medias spanjolle. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top