
Vetëm përpara pak kohësh Tramezzani ka ardhur në pankinën e Apoelit dhe po bën atë që të gjithë tifozët e ekipit qipriot kërkonin, arritjen e rezultateve pozitive dhe të një lojë të bukur.
Tre takime, dy fitore dhe një barazim, praktikisht Tramezzani nuk e njeh shijen e humbjen edhe pse është në momentet e para të punës dhe nuk e njeh mirë cilësinë e skuadrës së tij. Fitorja e marrë në ditën e djeshme ishte më e rëndësishmja dhe që ka shijuar më shumë, pasi erdhi në derbin e Nikosias ndaj Omonias, me rezultatin 2-0.
Tifozët kundërshtarë nuk mund ta kapërdinin lehtë këtë humbje, ndërsa një numër i vogël i tyre, me ato që raportohet në mediat qipriote, i kanë bërë pritë trajnerit të Omonias për të reaguar në mënyrë të ashpër sa i përket rezultateve të dobëta.
Aftësitë e Tramezzanit ia vënë re që te Shqipëria, atje ku do të ishte një krahë mbështetës për De Biazin, që Shqipëria të arrinte në Europianin e Francës. /Shqiperia.ch/