You are here
Home > Kombëtarja > Çfarë thotë? Momentet qesharake në intervistën e Binakut: Shqipëria llogarit vetëm fitoren!

Çfarë thotë? Momentet qesharake në intervistën e Binakut: Shqipëria llogarit vetëm fitoren!

Shqipëria do të ketë një tjetër provë të rëndësishme në muajin tetor për Ligën e Kombeve, teksa do të përballet me Izraelin, por fillimisht duhet të ndeshet në një miqësore me Jordaninë. Në prononcim për shtyp në ditën e sotme, ishte i pranishëm edhe mbrojtësi që pritet të zëvendësoj Agollin, Egzon Binaku.

Për shkak të periudhës së gjatë që mbrojtësi ka kaluar jashtë territorit të Shqipërisë, gjuha dhe artikulimi i tij nuk ishin në mënyrën më të mirë, por sigurisht që mëse e kuptueshme kjo gjë, për një futbollist të lindur në Suedi dhe që nuk e ka harruar gjuhën e tij mëmë. Kjo ka sjellë edhe disa momente qesharake në konferencë, teksa Gerti Çarçani, që merret për marrdhënien me mediat te FSHF, ia rishpjegonte edhe njëherë pyetjet që gazetarët bënin në drejtim të Binakut.

“Jam i kënaqur që kam ardhur te Shqipëria dhe tashmë do të luftojmë që të luajmë sa më mirë. Tani kemi një ndeshje në transfertë, e do të shkojmë vetëm për të marrë tre pikë. Ky është futbolli, për momentin nuk kam minuta te Malmo, por po mundohem për të bërë më të mirën. Klima në skuadër është e mirë, megjithëse akoma nuk kemi bërë stërvitjen e parë. Me Skocinë nuk kemi luajtur shumë mirë, por tashmë e kuptuam stilin e tyre”, u shpreh Binaku. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top