
‘’Tani prisni kur të formohet edhe ndonjë Kombëtare nga Çamëria. Nuk dua të bëhem shumë i flaktë, por e mira do të ishte të ishim bashkë”, do të shprehej legjenda e Kombëtares, Altin Lala, vetëm para pak ditësh për ‘‘Shqiperia.ch’’.
Faktikisht të dhënat i kishin munguar në këtë drejtim ikonës kuqezi, pasi Çamëria e ka formuar grupin e saj të lojtarëve prej kohësh. Madje në ditën e djeshme ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 ndaj Arstakit, në turneun që po mbahet në ‘CONIFA’ (Konfederata e Federatave të Pavarura të Futbollit) në Armeni.
Sigurisht, stema e përfaqësimit është ajo e ngjyrave kuqezi. Por një tjetër detaj i veçantë dhe i çuditshëm, është se njëri prej golashënuesve të Çamërisë që gjeti golin e parë, quhej Marko Van Basten Çema. /Shqiperia.ch/