You are here
Home > Kombëtarja > Çfarë talenti! Loshi është “makineri” në Holandë, 13 gola dhe 4 asist për…15 ndeshje

Çfarë talenti! Loshi është “makineri” në Holandë, 13 gola dhe 4 asist për…15 ndeshje

Jo më kot trajneri i ekipit të parë të Nac Bredës e mori në telefon gjatë fazës përgatitore që do të zhvillohej në Spanjë në janar: “Bëj gati valixhet dhe do të largohesh për disa kohë nga të rinjtë. Do vish me ne”.

Kështu Skënder Loshi i emocionuar nga një telefonatë e papritur, iu bashkua ekipit që luan në elitën e kampionatit holandez. Kjo thirrje ishte për ta mbajtur të motivuar talentin shqiptar, ndërsa “Shqiperia.ch” siguron se lojtarit iu premtua një vend përgjithmonë te ekipi i parë i Nac Bredës, ndërsa ritmi do të mbahej. Jo vetëm që një gjë e tillë po ndodh, por sulmuesi shqiptar i ka tejkaluar parashikimet.

Në takimin e sotëm ai ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asist, në fitoren e të rinjëve të Nac Bredës ndaj Excelisorit, që përfundoi me rezultatin 0-2. Tashmë në total, Loshi numëron me të rinjtë e holandëze 13 gola dhe 4 asist në vetëm 15 ndeshje. E vetmja gjë që mund të shprehet është lumturia që ky djalosh i përket Shqipërisë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top