You are here
Home > Kombëtarja > Çfarë super futbollisti! Nuk do ishte rastësi ta mbante Reja, shpresë e madhe vjen nga Sula

Çfarë super futbollisti! Nuk do ishte rastësi ta mbante Reja, shpresë e madhe vjen nga Sula

“Shqiperia.ch” ka raportuar shpeshherë së fundmi sa i përket sulmuesit shqiptar në Belgjikë, Din Sula. Ky i fundit u rikthye pas një kohe të gjatë dëmtimi me skuadrën që ndodhet në elitën e futbollit belg, Waasland, duke asistuar në 5 minutat që i ofroi trajneri.

Me fizikun e një shtatlarti, të ngjashëm me Bekim Balën, Sula zotëron potencial të jashtëzakonshëm. Më parë ky sulmues ka përfaqësuar Belgjikën, por ndërroi zgjedhjen për kuqezinjtë. Duke parë se djemtë kuqezi vuan në këtë aspekt në Kombëtaren A, nuk do të ishte rastësi që surpriza e madhe e Rejas të vinte nga Sula. Ky i fundit ndodhet në grumbullim te Tropikali, atje ku po stërvitet edhe në kujdesin e veçantë të Hamdi Salihit për të shkuar me U-21 e Alban Bushit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top