You are here
Home > Futboll Bota > Çfarë super dhurate për Gjimshitin! Dy mbrojtësit e Atalantës, ia ofrojnë Juventusin

Çfarë super dhurate për Gjimshitin! Dy mbrojtësit e Atalantës, ia ofrojnë Juventusin

Një humbje që i kushton jo pak Atalantës ishte kjo e sotmja ndaj Genoas, teksa dorëzohej me rezultatin 3-1. Pavarësisht atij barazimi të përkohshëm nëpërmjet Zapatas, ekipi nga Bergamo do të dorëzohej përpara vendasve.

Për ta përfunduar edhe më keq takimin, do të mendonin dy mbrojtësit qendror të Atalantës. Palomino dhe Toloi do të ndëshkoheshin me karton të kuq, për të lënë skuadrën me 9 lojtarë. Por pavarësisht kësaj gjendje aspak të mirë, që e ka vuajtur edhe Etrit Berisha në portë, i vetmi i gëzuar në gjithë këtë disfatë duhet të jetë Berat Gjimshiti.

Mbrojtësi  i Kombëtares merr dhuratën më të bukur për Krishtlindje, pasi do të ketë mundësinë për të luajtur ndaj Juventusit. Me ndeshjen që do të zhvillohet në datën 26 dhjetor, Gjimshiti do të jetë nga minuta e parë, duke u nisur edhe nga mungesa e dy qendërmbrojtësave të Atalantës, që u ndëshkuan me karton të kuq ndaj Genoas.

Një super takim do të zhvillonte mbrojtësi i Kombëtares ndaj Interit, madje duke shënuar në portën e zikaltërve. Tashmë flitet për një tjetër përballje të një niveli të lartë, duke pasur mundësinë që të rikthehet sërish në qendër të vëmendjes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top