
Mario Vrushaj duket se javë pas jave po rikthehet gjithmon më i rëndësishëm për skuadrën e tij të re. Pak kohë më parë ai u transferua nga ekipi i Olimpiakosit, tek hollandezët e Willemit II, teksa dje arriti të dhuronte edhe 2 asiste, ku Ëillemi II arriti të kualifikohej në fazën pasardhëse të kupës së Hollandës.
Këta të fundit arritën që të mposhtnin Tëenten në transfertë me rezultatin 2 me 3. Mesfushori me origjinë shqiptare ka qënë deçiziv në këtë kualifikim të ekipt të tij, ku gjithashtu tregoi edhe një formë të lartë fizike. Këtë sfidë, Vrushaj e startoi që nga minuta e parë dhe ishte deçiziv në fushën e lojës, teksa me dy asiset e dhuruar, Willemi II arriti të përmbyste rezultatin dhe të vazhdonte për në turin tjetër të kupës në Hollandë.
Aktualisht Mario Vrushaj është vetëm 20 vjeç dhe konsiderohet si një mesfushor me shumë të ardhme pasi karakteristikst që ka, e favorizojnë shqiptarin që karriera e tij të jetë e madhe. Kujtojmë që ky futbollist ka përfaqësuar më parë Greqinë, por ka gjasa t’i bashkohet kombëtares shqiptare. /Shqiperia.ch/