Skënder Loshi është duke kaluar një formë të jashtëzakonshme në Holandë, teksa aktivizohet me të rinjtë e Nac Brendës. Në ditën e djeshme, në atë fitore me rezultatin 0-7 ndaj Kamburit. Ashtu si edhe gjithmonë, dy gola dhe tre asist janë realizuar nga Loshi.
Në statistika totale, futbollisti shqiptar ka shkuar në 26 gola të realizuara vetëm gjatë këtij sezoni. E frikshme kjo për këtë sulmues, që çuditërisht nuk është thirrur ende nga ekipi i parë. Më parë Loshi ka qënë pjesë e Shqipërisë U-21, megjithëse nuk i ka mbërritur ftesa për dy takimet e fundit të Shpresave. /Shqiperia.ch/