
Ditën e djeshme janë luajtur disa sfida të rradhës të kampionateve të ndryshme në Europë. Këtë herë po ndalemi në ligën e dytë të kampionatit francez, aty ku skuadra e Metzit arriti të mposhte Nancin me rezultatin 3 me 0. Në këtë përballje luajti edhe legjionari i Kombëtares, Ivan Balliu, teksa tregoi edhe njëherë një formë të lartë fizike gjatë kësaj ndeshje.
Mbrojtësi 27-vjeçar këtë sezon po tregon një paraqitje vërtetë të mirë, teksa javë pas javë po kthehet në një lojtar solid të prapavijës së skuadrës së Metz. Këta të fundit me fitoren e marrë ditën e djeshme, arritën të konsolidojnë vendin e parë në tabelën e rënditjes, duke u kthyer në një potencial për rikthimin në elitën e futbollit francez.
Përsa i përket mbrojtësit kuqezi, këtë sfidë arriti edhe një herë që të tregonte aftësitë e tij, ku shpeshherë ndihmoi shokët e tij gjatë sulmeve të krijuara. Pas ndeshjes Balliu mori edhe shumë komente positive.
Kujtojmë që pak ditë më parë, klubi ku është pjesë Balliu, eleminoi edhe skuadrën e Monakos në Kupën e Francës, teksa në atë sfidë, lojtari shqiptar mbajti edhe shiritin e kapitenit, ndeshje kjo që përfundoi me rezultatin 1 me 3 në favor të Metzit.
Përsa i përket situatës së Ivanit në lidhje me Kombëtaren, ai ka mundur të luajë vetëm një ndeshje me fanellën kuqezi, por duket se shumë shpejt do ta shohim ta shohim sërisht me Shqipërinë. Ndonëse është disi herët, duket se italiani që drejton Kombëtaren, nuk do ta kalojë pa e vënë re formën e mirë fizike të Balliut. Deri në periudhën e muajit mars, kur Shqipëria të rikthehet në fushë, mbrojtësi 27-vjeçar duhet të tregojë se me të vërtetë e meriton të veshë atë fanellë. /Shqiperia.ch/