
Një rekord dhe vlerësim më vete për Ylber Ramadanin, që ka mbajtur shirtin e kapitenit te Vejle. Megjithëse vetëm një miqësore për ekipin danez, triumfi është arritur ndaj rumunëve të Constanta me rezultatin 0-1 gjatë mesditës së sotme.
Vetë futbollisti ka publikuar foton para nisjes së takimit, atje ku shihet edhe me shiritin e kapitenit në krahun e tij. Ramadani është pjesë e Shqipërisë së Panuçit, ndërsa shpeshherë ka ndihmuar edhe Shpresat e Bushit.
Duke parë moshën e tij, vetëm 22-vjeç, padyshim që është një rekord sa i përket lojtarëve shqiptarë. Por asgjë nuk është e rastësishme, pasi Vejle drejtohet nga trajneri Sormani. Ky i fundit më parë ka drejtuar Partizanin, atje ku ka punuar me Ramadanin për herë të parë, e pas largimit drejt Danimarkës e mori menjëherë në skuadrën e re. /Shqiperia.ch/