
E njëjta histori me Fiorin Durmishajn në Greqi. Sulmuesi shqiptar sapo ka realizuar sërish me Panionosin në takimin që po zhvillohet ndaj Asterasit. Rezultati i pjesës së parë ka përfunduar 1-0, falë golit të realizuar nga futbollisti shqiptar.
Një gjuajtje fantastike nga jashtë zone do të përfundonte në rrjetë në minutën e 37, me Durmishajn që këtë sezon po shkëlqen në Greqi dhe këtë herë ka nxjerrë një perlë nga repertori. Shqipëria është ajo që lumturohet më tepër në një rast të tillë, pasi një lojtar i këtij kalibri u përket kuqezinjve.
Sipas të gjitha gjasave, futbollisti në fjalë do t’i bashkohet Panuçit në ndeshjet që do të zhvillohen në muajin mars, për kualifikueset e Europianit. /Shqiperia.ch/