
Të gjithë e njohin si një djalosh deri diku të pabindur, e që mund të jetë paksa më i varuar nga jeta jashtë fushës së blertë sesa të tjerët. Por Rei Manaj ka ndryshuar rrënjësisht te Albacete.
Të gjithë janë habitur kur kanë parë sulmuesin shqiptar, teksa në ditën e premte futej i vetëm në qendrën stërvitore të ekipit spanjoll. Albacete, që ndodhet në vendin e dytë, do të luajë një provë zjarri në datën 4 janar, pasi do të përballet ndaj Granadas së vendit të parë.
Për këtë arsye, Manaj nuk dëshironte të humbiste më tepër kohë, duke ardhur i vetëm në stërvitje, për të qenë në formën më të mirë. Pjesa tjetër e skuadrës do i bashkohet për të kryer nxehmjen e parë të muskujve pas pushimeve, ditën e sotme pasdite.
E sigurt është se nëse futbollisti i Shqipërisë vazhdon me këtë impenjim dhe dëshirë për karrierën e tij, atëherë gjëra të mëdha do të vijnë në karrierën e tij. Këtu nuk përjashtohet as përfshirja në La Liga gjatë sezonit të ardhshëm me Albaceten, që deri tani ka zhvilluar një sezon shumë të mirë. /Shqiperia.ch/