
Tashmë gjithçka është e qartë, Edon Zhegrova ka prekur fundin dhe kjo nuk ka më dyshime. Të paktën, për zgjedhjet e trajnerit Klement është e tillë situata.
Të shumta janë ndeshjet ku talenti shqiptar nuk është ftuar në skuadrën e Genk, duke mos merituar as pankinën. Më parë futbollisti i Kosovës ishte një titullar i padiskutueshëm, duke e ndihmuar skuadrën belge në misionin e saj për të marrë maksimumin në kampionat.
Mirëpo, loja deri diku egoiste dhe sjellja jashtë fushe e lojtarit, ndoshta nuk e ka bindur trajnerin Klement, që po i jep një mësim Zhegrovës. Ende nuk dihet se kur i gjithi ky “injorim” do të marrë fund, ndërsa një largim i mundshëm i lojtarit në janar, duket gjithmonë e më afër. Futbollisti shqiptar është larguar sërish nga ekipi edhe për ndeshjen që Genk do të zhvillojë në transfertë pas pak minutash, ndaj Standard. /Shqiperia.ch/