You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Çfarë po ndodh me Rrahmanin? Grindja enigmatike me serbin për Kosovën dhe ulja në stol

Çfarë po ndodh me Rrahmanin? Grindja enigmatike me serbin për Kosovën dhe ulja në stol

Shumë mister ka për uljen në stol të Amir Rrahmanit gjatë këtij sezoni. Mbrojtësi shqiptar ka qenë një zgjedhje e parë për Dinamon e Zagrebit, por tashmë situata ka ndryshuar ndjeshëm. Ky futbollist nuk u zgjodh si titullar as në ndeshjen e djeshme në “Europa League”, atje ku gjigandët kroatë humbën me rezultatin 2-1 ndaj Viktoria Plezen.

Faktikisht, nuk kishte asnjë minutë për lojtarin e Kosovës, që tashmë po përjeton shumë vështirësi në Kroaci. Rreth 7 ndeshje ka luajtur në total gjatë këtij sezoni Rrahmani, shumë pak nëse e marrim për krahasim me sezonin që lamë pas.

Por çfarë ka ndodhur? Një mister më vete është ky vendim i drejtuesve kroatë, ndërsa pak kohë më parë plasi edhe një skandal brenda skuadrës. Andriç u shpreh për mediat serbe se sapo kishte shkuar si afrim i ri te Dinamo e Zagrebit, Rrahmani e kishte ngacmuar menjëherë për Kosovën. “Trimëria” e Andriç po sipas mediave serbe dhe me fjalët e tij do të vazhdonte, duke supozuar t’i kishte thënë mbrojtësit shqiptar këto fjalë: “I the tani(për Kosovën) dhe nuk do të mundesh prapë, për një herë të dytë. Mund të bëjmë shaka dhe të jemi miq, por jo kështu”.

Pak orë më vonë do të ishte vetë Andriç që do i cilësonte këto fjalë si shpikje. Megjithatë, e vështirë është të mendohet sesi një media sportive mund të sajojë gjëra deri në këtë nivel, e sidomos nëse nuk bën një kërkim falje rreth asaj që ndodhi dhe duke parë ndjeshmërinë e ngjarjes.

Gjithçka u kalua sikur asgjë të mos kishte ndodhur dhe kjo është ajo që shton më tepër dyshimet rreth kësaj grindje. Pra më tepër sesa një sajim të medias serbe, mund të kemi të bëjmë me një pendesë të Andriç për fjalët e thëna dhe reagimi të ashpër të Dinamos së Zagrebit, që i zbulohet gjithçka brenda klubit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top