You are here
Home > Futboll Bota > Çfarë po ndodh? Lacion “e vjedhin”, Tare nuk gjen qetësi as jashtë Italisë

Çfarë po ndodh? Lacion “e vjedhin”, Tare nuk gjen qetësi as jashtë Italisë

Gabimet e arbitrave po kthehen në një temë diskutimi, sidomos kur bëhet fjalë për Italinë. Nuk mund të jetë rastësi, që një tjetër gabim të vijë në dëm të Lacios, ndërsa një histori e ngjashme do të ndodhte edhe në sezonin e shkuar.

Këtë herë në takimin ndaj Torinos, arbitri u treguar zemërgjerë duke i dhuruar një penallti në favor Belotit, që në fakt ishte shumë e diskutueshme. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe drejtori sportiv i lacialëve, Igli Tare.

Ekipi i tij do të linte dy pikë të tjera, pas atij barazimi me rezultatin 1-1, e kjo gjë sigurisht që nuk mund të anashkalohet nga Tare.Pavarësisht se ai ndodhet jashtë Italisë, mesazhin e tij e ka përçuar me anë të drejtorit të komunikimit Stefano De Martino.

Ky i fundit është shprehur në konferencën për shtyp, se mesazhi i Tares është që ndihet i çuditur me këto vendime kundër skuadrës së Lacios. Ndërkohë, në sezonin e shkuar drejtuesi shqiptar është pezulluar në shumë raste, pasi ka zbritur në fushë duke i kërkuar llogari arbitrave. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top