You are here
Home > Kombëtarja > Çfarë “përbindëshi”! Jo më kot si kapiten 22-vjeç, “Ylberi” i Shqipërisë të lë pa fjalë

Çfarë “përbindëshi”! Jo më kot si kapiten 22-vjeç, “Ylberi” i Shqipërisë të lë pa fjalë

Në një ndeshje miqësore të pak ditëve më parë, Ylber Ramadani do të merrte shiritin e kapitenit te Vejle. Ekipi që luan në elitën daneze të futbollit, e shpërbleu disi mesfushorin shqiptar, që ndodhet në kulmin e karrierës së tij.

Për këdo që ka dyshime, mjafton të shohë të dhënat e fundit në Federatën e Danimarkës. Në 5 lojtarët që kanë vrapuar më shumë deri tani në fushën e lojës, Ramadani ndodhet në vendin e parë. Ai ka përshkruar 233.779 metra, me 1560 minuta të luajtura. Për ta pasur më të thjeshtë, ky futbollist vrapon në 13.487 metra, për një ndeshje të zakonshme.

Në vendin e dytë vjen Sorensen që ka përshkruar 228.753 metra, megjithëse ka luajtur edhe dy ndeshje më shumë se futbollisti shqiptar. Ylber Ramadani është thirrur shpeshherë nga Panuçi, duke u parë si një element që mund t’i jap gjallëri mesfushës. Nëse përdorim si krahasim edhe kampionatin e “Premier League”, do të shohim se mesfushori shqiptar ka bërë më mirë edhe se Eriksen.

Në sezonin e fundit, mesfushori danez që bëri një nga kampionatit më të mira në karrierë, përshkroi mesatarisht 12.331 metra për 90 minuta të zakonshme, duke u lënë shumë mbrapa nga Ramadani në këtë rast. Vetëm imagjinoni, dy maratonomak të tillë në mesfushën e Kombëtares si Ramadani dhe Abrashi… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top