You are here
Home > Futboll Bota > Çfarë pasqyrimi vjen nga “Daily Mail”: Mungon Shaqiri në Beograd? Ja pra, fituan idiotët

Çfarë pasqyrimi vjen nga “Daily Mail”: Mungon Shaqiri në Beograd? Ja pra, fituan idiotët

Sfida mes Crevena Zvezdës dhe Liverpulit, po ngjall shumë polemika në lidhje me çështjen e shqiptarit, Xherdan Shaqiri. Ndonëse është një përballje futbolli, të gjithë mediat e huaja po e trajtojnë si një sfidë politike lënien jashtë të Shaqirit, ndoshta ashtu siç është edhe në të vërtetë.

“English Daily Mail”, këtë herë e trajton këtë çështje në artikull, duke e hapur me titullin: “Idiotët fituan”. Kjo gjë i referohet mungesës së Xherdanit në këtë sfidë, duke parë situatën politike mes shqipëtarëve dhe serbëve. Media prestigjoze britanike kërkon të vëndosë në dukje faktin se këto situata nuk duhet të ndodhin në kohët modern, pasi futbolli është gjë komplet tjetër nga politika.

E nëse mesfushori shqiptar lihet jashtë në këtë takim për t’iu shmangur politikës, nuk bëhet gjë tjetër, veçse futbolli kthehet si pjesë e pandshashme e saj. Pra, thjeshtë sa e forcon më shumë atë slogan që UEFA dhe FIFA i kanë dalë prej kohësh kundër, me parullat e tyre kundër racizmit. “Idiotët fituan”, e sa të drejtë kanë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top