
Rangersi arriti të triumfonte përballë skuadrës së Motherwell me rezultatin 0-3 në javën e fundit, ku njëkohësisht morri edhe tre pikë shumë të vlefshme për klasifikimin, ndërsa ekipi i Stiven Gerard është ende në luftë për të fituar titullin kampion në Skoci, të paktën matematikisht.
Përsa i përket sulmuesit të Kombëtares tonë, Eros Grezda, sërish nuk mundi të ishte titullarë edhe në këtë ndeshje. Ai u aktivizua në minutën e 79, atëherë kur rezultati ishte 0-3 dhe thuajse çdo gjë e rezauruar. Mesa duket Grezda ende nuk po mundet të rifitojë formën e tij dhe njëkohësisht përshtatjen me skuadrën e Glasgout, duke marrë gjithnjë e më pak hapësira.
Kujtojmë që sulmuesi kuqezi u transferua me shumë bujë në kampionatin skocez verën e shkuar, ku deri më tani ka mundur të luajë këtë sezon 12 ndeshje në kampionat duke realizuar dy gola dhe dhuruar 1 asist, me dëmtimet që e kanë penguar jo pak në atë që duhej të ishte hapi i karrierës./Shqiperia.ch/