
Futbolli në Skoci është gjithmonë i çuditshëm dhe meriton vëmendje të veçantë. Përveçse i luftuar shumë në anën fizike, atje ndodhin edhe disa episode që nuk mund të shihen në kampionate të tjera.
Ashtu si edhe sot, teksa Rangersi ka fituar me rezultatin 4-0 ndaj St Mirren. E besoni dot sesa penallti janë dhënë në 90 minuta? Jo pak, por 4 të tilla dhe të gjitha në favor të vendasve. Gjithsesi, ekipi i Rangersi u tregua pak i mëshirshëm duke e gabuar një penallti dhe duke shënuar tre të tjera.
Në mediat vendase kanë plasur menjëherë polemikat për një favorizim të dukshëm të arbitrit, kjo duke u nisur edhe nga një akordim i dyshimtë, teksa mbrojtësi kundërshtar e prek topin me dorë jashtë zonës së tij. Pavarësisht gjithçkaje, fakt mbetet që ekipi i Eros Grezdës gjendet vetëm 3 pikë larg vendit të parë, Celtic. /Shqiperia.ch/