
Ende nuk dihet arsyeja, por aventura e re e Eros Grezdës nuk po shkon në mënyrën më të mirë. Shumë vështirësi është duke hasur talenti shqiptar te Rangersi, teksa tifozët mund të dashurohen me të, vetëm në lojërat elektronike.
Kështu është shprehur legjenda angleze e futbollit në momentin që Grezda prezantohej te ekipi skocez: “Do të dashuroheni me këtë lojtar”. Megjithatë, kohët po kalojnë dhe hapësirat për futbollistin shqiptar janë inekzistente.
Tifozë të shumtë kanë reaguar menjëherë në “Twitter”, duke kërkuar shpjegim nga trajneri se çfarë po ndodh me Grezdën. Kjo pasi në ato pak minuta që shqiptari ka qenë në fushën e lojës, ka treguar se ka një potencial të madh. /Shqipëria.ch/
@stephen_purdon Alfredo’s was great but so was my grezda goal pic.twitter.com/iGywahkh11
— Matthew Sweeney (@Matthew73264094) October 7, 2018