You are here
Home > Kryefaqja > Çfarë mund të ndryshonte Rashica? Werderi shpërfytyrohet mes 8 golave në Bundesligë

Çfarë mund të ndryshonte Rashica? Werderi shpërfytyrohet mes 8 golave në Bundesligë

Milot Rashica është rikthyer në fushën e lojës, në takimin që Werder Bremeni ka zhvilluar në shtëpi ndaj Leverkusenit. Një humbje e rëndë dhe e turpshme për futbollistët e Werderit, të cilët kanë humbur me rezultatin 2-6.

Sigurisht, flasim për një nga disfatat më të mëdha që kjo skuadër ka pësuar prej kohësh, ndërsa aktivizimi i Rashicës nuk mund të ndryshonte asgjë. Pavarësisht dëshirës së madhe të lojtarit shqiptar, për të lënë një gjurmë në rikthimin e tij, në një ndeshje të tillë ishte thjeshtë e pamundur.

Tashmë kjo ndeshje është për t’u harruar sa më parë, nga futbollistët e Werderit dhe Rashica, që duhet të shohin për takimet që kanë në vazhdimësi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top