You are here
Home > Kombëtarja > Çfarë metamorfoze! I duhej një super Naser Aliji, Dinamos së Bukureshtit i rikthehet “fytyra” në Rumani

Çfarë metamorfoze! I duhej një super Naser Aliji, Dinamos së Bukureshtit i rikthehet “fytyra” në Rumani

Praktikisht vetëm emri i kishte mbetur Dinamos së Bukureshtit në Rumani. Kjo skuadër kishte kaluar shumë lëkundje gjatë kohëve të fundit, aqsa për një moment shkoi edhe në zonën e ftohtë të kampionatit.

Gjithçka i përket së shkuarës, pasi ekipi i Rednik ka marrë fitoren e dytë rradhazi. Këtë herë përballë Sepsit, ekipi ku gjendet edhe Naser Aliji, ka fituar me rezultatin 0-1. Një tjetër super paraqitje e mbrojtësit shqiptar, që i ka dhënë një dorë e madhe shokëve të skuadrës, në këtë fitore me mjaft vlerë.

Mediat rumune e kanë ngritur në piedestal Alijin, duke u shprehur se ka qenë në formë fantastike ndaj Sepsit, ndërsa përtej mbrojtjes gjendej i gatshëm për të ndihmuar edhe sulmin. Një metamorfozë është ajo që shohim në mbrojtjen e Rednik, që mes ndryshimeve të mëdha në këtë vit futbollistik, po merr më të mirën prej tyre. Aliji debutoi në javën e shkuar me ekipin e njohur rumun, duke sjell menjëherë nivelin pozitiv dhe 3 pikët e munguara në kampionat. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top