You are here
Home > Futboll Bota > Çfarë mbrojtësi ka fituar Shqipëria! Mediat kroate vlerësojnë: Ismajli nuk gabon në asgjë!

Çfarë mbrojtësi ka fituar Shqipëria! Mediat kroate vlerësojnë: Ismajli nuk gabon në asgjë!

Ardian Ismajli do të jetë “ushtari” më i ri i  Kombëtares së Shqipërisë. Në një situatë kur Panuçit po i zien koka në prapavijë,  Ismajli mund të jetë varka e shpëtimit. Është vetëm 22 vjeç por në ato paraqitje në të cilat mbrojtësi shqiptar ka ofruar, si me Kosovën, si me Hajdukun, vlersimet kanë qenë përherë pozitive.

Kështu ka ndodhur edhe në ndeshjen e fundit në Kroaci përballë Rijekës. Ndonëse në një situatë aspak pozitive, Hajduku është mjaftuar me barazimin 1 me 1 në javën e dymbëdhjetë të kampionatit. Menjëherë pas ndeshjes, mediat kroate nuk i kanë kursyer vlersimet për Ismajlin. Mbrojtësi shqiptar është aktvizuar për të parën herë në kampionat për këtë sezon. Por 90’ minutat ndaj Rijekës kanë mjaftuar për të treguar që Ismajli është i pagabueshëm. Duket se 22 vjeçari ka shfrytëzuar formën e mirë fizike për të lënë gjurmë të menjëherëshme në kampionat dhe jo vetëm.

“Ardian Ismajli luajti mirë kundër Rijekës. Mbrojtësi nuk ka humbur asnjë duel, i sigurtë dhe në kohën e duhur gjatë ndërhyrjeve. Nëntë herë në këtë sezon ai ishte në stol, duke luajtur vetëm një herë në Kupë kundër Vrapçes por në një moshë të tillë, 22 vjeçare, atij mund t’i lejohen gabimet.”- shkruan një prej mediave kroate, duke vënë në dukje theksin se trajneri i Hajdukut ka gabuar me lënien e Ismajlit në stol deri më tani. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top