You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Çfarë mbjell, do të korrësh! I penduari Kabashi donte Kombëtaren, i vendosin fshesën në Rumani

Çfarë mbjell, do të korrësh! I penduari Kabashi donte Kombëtaren, i vendosin fshesën në Rumani

Elvis Kabashi nuk e gjen qetësinë në karrierën e tij, që ka marrë tatpjetën prej disa kohësh. Dikur ishte një nga futbollistët më premtues të Juventusit, atëherë kur do i dërgonte edhe një letër Kombëtares, që ta linte në qetësi, pasi priste Italinë.

Por e gjitha pjesa tjetër ishte për t’u harruar, ndërsa Dinamo e Bukureshtit ishte skuadra që e mori për ta provuar këtë lojtar. Kabashi doli me të tjera deklarata, duke u shprehur se e dëshironte ftesën e Shqipërisë, ndërsa sa i përket letrës, fajin ia hodhi menaxherit.

Së fundmi janë mediat rumune të cilat raportojnë se Kabashi nuk e ka kaluar provën në Rumani dhe tani duhet të mendojë për një skuadër tjetër. Do të ishte vetë trajneri Mircea Rednic, i cili do të shprehet se futbollisti në fjalë nuk do të vazhdojë për sezonin e ardhshëm. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top