You are here
Home > Kosova > Çfarë mallkimi! Mungesa e katërt e Kosovës, me gjysmë ekipi edhe në ndeshjet e shtatorit

Çfarë mallkimi! Mungesa e katërt e Kosovës, me gjysmë ekipi edhe në ndeshjet e shtatorit

Kosova po arrin të marrë rezultate të shkëlqyera në arenën europiane, duke luftuar kundër gjithçkaje. Madje edhe fati nuk punon shumë në favor të dardanëve, ndërsa në ndeshjet e fundit kanë luajtur pa shumë lojtarë kryesorë për shkak dëmtimesh.

E njëjta situatë do të paraqitet edhe në takimet e shtatorit. Pas dëmtimit të Arbër Zenelit, Milot Rashicës dhe Hekuran Kryeziu, ishte radha për të qënë jashtë fushës edhe Herolind Shala. Ky i fundit ka thyer dorën gjatë stërvitjes dhe sipas të gjitha gjasave do t’i nënshtrohet operimit gjatë ditëve të ardhshme. Në kushte të tilla është e pamundur që të jetë i gatshëm për ndeshjet e shtatorit, ndërsa në Kosovë luten vetëm për një mrekulli në rikthimin e Milot Rashicës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top