Kosova po arrin të marrë rezultate të shkëlqyera në arenën europiane, duke luftuar kundër gjithçkaje. Madje edhe fati nuk punon shumë në favor të dardanëve, ndërsa në ndeshjet e fundit kanë luajtur pa shumë lojtarë kryesorë për shkak dëmtimesh.
E njëjta situatë do të paraqitet edhe në takimet e shtatorit. Pas dëmtimit të Arbër Zenelit, Milot Rashicës dhe Hekuran Kryeziu, ishte radha për të qënë jashtë fushës edhe Herolind Shala. Ky i fundit ka thyer dorën gjatë stërvitjes dhe sipas të gjitha gjasave do t’i nënshtrohet operimit gjatë ditëve të ardhshme. Në kushte të tilla është e pamundur që të jetë i gatshëm për ndeshjet e shtatorit, ndërsa në Kosovë luten vetëm për një mrekulli në rikthimin e Milot Rashicës. /Shqiperia.ch/