You are here
Home > Kombëtarja > Çfarë “luani” ishte ky në fushë! Taulant Xhaka ngroh zemrat e tifozëve shqiptarë

Çfarë “luani” ishte ky në fushë! Taulant Xhaka ngroh zemrat e tifozëve shqiptarë

Nëse do të vlerësonim paraqitjen e futbollistëve shqiptarë në fushën e lojës ndaj Izraelit, atëherë vlerësimin maksimal do e kishte mesfushori Taulant Xhaka. Nota është padyshim “10”, ndërsa tifozët shqiptarë ngrohin zemrën e tyre disi pas atij zhgënjimi të pësuar më parë.

Një grintë si asnjëherë më parë, në dyluftime i gatshëm për të dhënë edhe shpirtin, në driblime duke na kujtuar yjet më të mëdha botëror, praktikisht Taulant Xhakën dje e ndalje vetëm duke e kapur për disa sekonda nga fanella. Madje edhe këtu, duke vendosur një kohë të caktuar, pasi kundërshtarët gjithmonë po e bënin këtë gjë, por Xhaka thjeshtë ishte i pandalshëm.

E vetmja kritikë e vogël mund të quhet dhënia e pasimit në dy aksione të Kombëtares, të cilat mund të ishin edhe më të shpejta, por që çdo gjë është e kotë për t’u folur për këtë njeri, sa i përket kritikave. Ne vetëm duhet të lumturohemi me të dhe ta duartrokasim: “Sa mirë qe e kemi Taulant Xhakën”! /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top