You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Çfarë leksioni, të gjithë me Ademin: Kush nuk do gjuhën shqipe, të mos thirret në emër

Çfarë leksioni, të gjithë me Ademin: Kush nuk do gjuhën shqipe, të mos thirret në emër

Një leksion i pastër vjen nga Maqedonia, sa i përket mënyrës sesi shqiptarët duhet të sillen për të mbrojtur nderin dhe indetitetin e tyre. Sportisti Stojançe Stoilovi kishte bërë një skandal pak kohë më parë, teksa ishte larguar nga salla e mbushur me personazhe të sportit ku ndaheshin çmime, vetëm se u fol në gjuhën shqipe.

Reagimi erdhi menjëherë nga komentatori i TVM, Mustafa Ademi, që gjatë ndeshjes së hendbollit mes Maqedonisë dhe Japonisë ka gjetur një mënyrë brilante. Sa herë që topi shkonte te Stoilovi, komentatori shqiptar nuk i përmendte asnjëherë emrin, por vetëm numrin që mbante në fanellë.

Ky vendim ka tërbuar jo pak maqedonasit, që kërkuan shpjegime rreth kësaj çështje. Megjithatë, Ademit i ka ardhur menjëherë në krahë kryeredaktorja e televizionit, Migena Gorenca, e cila thekson faktin se pas gjestit të komentatorit, është edhe qëndrimi i televizionit. Gjithashtu edhe opinionisti i njohur nga Shkupi, Naim Sinani është shprehur se kush nuk e do gjuhën shqipe, nuk meriton të thirret as në emër. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top