You are here
Home > Kombëtarja > Çfarë kuptoni me Shqipërinë? Shembulli i Panuçit, lojtarët harrojnë edhe…”Instagramin”

Çfarë kuptoni me Shqipërinë? Shembulli i Panuçit, lojtarët harrojnë edhe…”Instagramin”

“Pyetja e parë që do t’u bëj lojtarëve me grumbullimin e parë, është t’ë kërkuar prej tyre se çfarë kuptojnë ata me Kombëtaren. Disa futbollistëve duhet t’ua bëj këtë pyetje”, ishte kjo deklarata e Panuçit në konferencën për shtyp, sa i përket ndeshjeve që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Jordanisë dhe Izraelit.

Trajneri italian jep një shembull dhe model të munguar te Kombëtarja, teksa nëse bën një vëzhgim të thjeshtë në “Instagram”, sheh lehtësisht se futbollistët e Shqipërisë nuk po i kushtojnë shumë vëmendje këtij rrjeti social.

Foto të shumta dhe shpeshherë në numër të tepruara postoheshin nga lojtarët e Kombëtares më parë, duke harruar ndoshta për pak qëllimin se përse gjendeshin në ato grumbullime. Tifozët kërkojnë “ushtarët” e tyre në fushën e lojës që të përballojnë kundërshtarin me muskuj, forcë e nerv loje, ndërsa rrjete sociale si “Instagrami”, duhet t’u përkasin pak shqiptarëve. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top