You are here
Home > Futboll Bota > Çfarë kërkon Grezda në fushë? Për t’u harruar, vazhdon “kryqëzimi” i shqiptarit në Skoci

Çfarë kërkon Grezda në fushë? Për t’u harruar, vazhdon “kryqëzimi” i shqiptarit në Skoci

Megjithëse erdhi me shumë bujë nga ana e trajnerit Gerrard, do të jetë e vështirë që Eros Grezda të qendrojë te Rangersi edhe pas merkatos së janarit. Përtej dy golave të realizuara derimë tani, të pakëta janë rastet kur futbollisti shqiptar ka bindur me nivelin e treguar në fushë.

Tifozëve i është sosur durimi, duke kërkuar edhe largimin e tij. Gerrard i besoi sërish nga minuta e parë në takimin e sotëm ndaj St Johnsone, por sërish Erosi la një shije të keqe. Pas vetëm 45 minutash loje, tekniku i Rangersit e la në dhomat e zhveshjes këtë lojtar, duke mos i besuar për minutat në vazhdim.

Zërit të tifozëve për një nivel të dobët të Grezdës, i është bashkuar edhe figura e njohur e futbollit në Skoci, Chris Sutton. “Unë nuk e di, çfarë kërkon Grezda në fushë? Aktivizo Middletonin dhe gjërat do të ndryshojnë për mirë”, u shpreh Sutton gjatë pushimit të ndeshjes. Kjo këshillë duket se ishte në konsideratën e Gerrard, që kreu një lëvizje të tillë me nisjen e pjesës së dytë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top