You are here
Home > Kombëtarja > Çfarë kemi humbur! Talent i pastër, Arbër Zeneli është pengu më i madh i kësaj Shqipërise

Çfarë kemi humbur! Talent i pastër, Arbër Zeneli është pengu më i madh i kësaj Shqipërise

Një talent nga ata që nuk kanë nevojë për shumë diskutime, Arbër Zeneli është gjithmonë një futbollist që di të bëj diferencën në fushën e lojës.

Ndaj Shqipërisë, Hysaj në krahun e tij e kishte të pamundur ta ndalte, por as më pak e as më shumë, nuk kanë bërë as kundërshtarët e tjerë që futbollisti i Herenvenit ka pasur përballë tij. I shpejtë, teknik, i mirë në driblime, por mbi të gjitha i saktë në goditjet e tij.

Sulmuesi 23-vjeçar është i kompletuar, ndërsa ndaj Ishujve Faroe shënoi një super gol me një gjuajtje nga distanca, për të ritheksuar edhe njëherë vlerat e tij. Mes shumë futbollistëve që nuk kanë zgjedhur fanellën kuq e zi, Arbër Zeneli mund të quhet pengu më i madh. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top