
Një karikaturë e cila meriton notën “10” dhe që nuk ka nevojë për asnjë përmirësim të vetëm, ajo e Kosovës nga ana e Omar Momani.
Karikaturisti i njohur i cili merret me pjesën sportive dhe punon në median e njohur, “Goal”, ka paraqitur gjendjen në grupin 3 të Ligës së D në Ligën e Kombeve.
Si paraqitet Kosova? E thjeshtë, në të gjendet ndërtesa e biblotekës kombëtare, “Pjetër Bogdani”, por e si mund të mungonte…shqiponja. Ky e fundit fluturon e lirë në ato anë, ashtu si përherë. Tashmë të gjithë e dinë simbolin e mbarëshqiptarëve, pavarësisht trevave shqiptare për të cilat flasim, shqiponja është simbolizimi ynë i përbashkët. /Shqiperia.ch/