
Është momenti dhe java e klubeve në Europë, teksa kampionatet po shkojnë drejt mesit të tyre.
Sinjale të mira vijnë nga sulmuesit e Shqipërisë, që kanë arritur të shënojnë në kampionatet respektive. Durmishaj vazhdon të shkëlqej në Greqi, teksa këtë herë ka shënuar në humbjen 1-3 të Panionosit ndaj Pas Giannas.
Nga ana tjetër, edhe Manaj ka gjetur rrjetën në Spanjë. Futbollisti i Kombëtares ka arritur të shënojë nga pika e bardhë, në takimin që Albacete ka arritur të fitojë me rezultatin 1-2 në transfertë ndaj Numancias. Një buzëqeshje edhe për Panuçin, kur sheh se futbollistët e tij gjenden në formë të mirë në Europë. /Shqiperia.ch/