
Atalanta është duke u ndeshur me Juventusin, sa i përket sfidës së vlefshme për Kupën e Italisë. Asnjë surprizë në formacionet e skuadrave, që e kanë nisur nga minuta e parë me më të mirët.
Sapo u mbyll pjesa e parë, që ndodhet në avantazhin e Atalantës me rezultatin 2-0. Deri tani janë vendasit që dominojnë në të gjitha aspektet, duke bërë një lojë mjaft të bukur, në një stadium të stërmbushur për ekipin nga Bergamo.
Shkëndijën e parë e dha Berat Gjimshiti, që në minutën e 8 për pak centimetra iu afrua golit. Pas krosimit të ardhur në zonë, mbrojtësi i Shqipërisë u shkëput bukur nga juventinët që po e markonin, por nuk dërgoi topin në rrjetë, duke iu afruar shtyllës. SI titullarë e ka nisur edhe Etrit Berisha në këtë takim,që deri tani është i pashqetësuar nga kundërshtarët.
I përhershmi Zapata ka arritur të shënojë golin e dytë të kësaj ndeshje, me një veprim të mrekullueshëm në zonë. Alegrin nuk e kanë mbajtur nervat duke ofenduar, ndërsa arbitri e ka nxjerrë jashtë fushës./Shqiperia.ch/