You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Çfarë dreqin bëri? Një arsye më shumë, tifozët e Bajernit i përvishen trajnerit për Shabanin

Çfarë dreqin bëri? Një arsye më shumë, tifozët e Bajernit i përvishen trajnerit për Shabanin

Prej kohësh tifozët e Bajernit kanë pasur dyshimet e tyre lidhur me aftësitë e trajnerit Kovaç, e kjo duke ardhur në sajë të rezultateve të dobëta që ka marrë ekipi bavarez. Situata arriti deri aty, aqsa në mbrëmjen e sotme, Bajerni të djersiste shumë vetëm për të marrë një fitore, ndaj një ekip modest si Rodinghausen, që ka arritur t’i mbajë me zemër të ngrirë deri në minutën e fundit gjigantët gjermanë.

Bavarezët ia dolën me rezultatin 2-1, ndërsa tifozët kurrsesi nuk kishin sesi t’i gëzoheshin një fitore të tillë. Skuadra ishte me më të mirët në fushën e lojës, ndërsa edhe ata pak lojtarë të rinjë që u thirrën nga akademia, nuk u provuan nga trajneri Kovaç.

Mes të rinjëve ishte i thirrur për herë të parë në drejtimin e kroatit, edhe talenti shqiptar, Meritan Shabani. Ai u aktivizua vetëm në minutën e 90, atëherë kur praktikisht ishte mbyllur gjithçka. Te Bajerni të gjithë kanë dëgjuar për këtë talent me të ardhme, në mos e kanë parë në fushën e lojës, prandaj dëshira e tyre ishte për të parë më shumë në fushën e lojës, por këtë herë me ekipin e parë.

Për më tepër, nëse nuk aktivizohej edhe në një ndeshje ndaj një kundërshtari të tillë, kur mundej? Të menjëhershme ishin reagimet e tifozëve në “Twitter”, që mes ironive apo edhe “sulmimeve” të drejpërdrejta, kishin vetëm një pyetje për trajnerin Kovaç: “Çfarë dreqin bëre me Shabanin? /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top