You are here
Home > Futboll Bota > Çfarë bëjnë anglezët? Chelsea shkon në finale me “tre portierë”, “Premier League” është e bekuar

Çfarë bëjnë anglezët? Chelsea shkon në finale me “tre portierë”, “Premier League” është e bekuar

Chelsea-Arsenal dhe Liverpul-Totenhem, do të jenë pikërisht këto të dyja çiftet e finaleve në “Europa League” dhe “Champions League”. Anglezët po dominojnë futbollin europian dhe këtë sezon kjo po tregohet në mënyrën më të mirë.

Ekipi i Chelseat ka marrë kualifikimin më emocionues në “Europa League”, duke mposhtur me penallti Frankfurtin. Heroi do të ishte portieri Kepa, që arriti të priste dy penallti. Por për të mbërritur deri këtu, skuadra e Sarit u paraqit me “tre portierë”. Kështu mund të quhet, pasi gjatë shtesës Kepa u mposht dy herë, por fillimisht David Luiz dhe më pas Zapakosta, do të merrnin rolin e heroit duke shpëtuar gola të sigurt. Skuadrat angleze duken të bekuara në Europë, të paktën për këtë sezon, pasi kualifikimin e Totenhemit në sekondën e fundit e ndoqi edhe Chelsea me ruletën ruse. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top