
Përveç kohës së largët jashtë Kombëtares, tani Shkëlzen Gashi vuan edhe praninë në fushën e blertë sa i përket ekipit. Pas atij largimi nga Kolorado Rapids, ka ardhur edhe ky pushim i gjatë.
Pak ekipe shfaqin interes për sulmuesin shqiptar, që pistën e vetme të mundshme ka rikthimin në Zvicër. Madje edhe te helvetët, mediat shkruajnë se ekipi i vetëm që ka shfaqur interesim për të marrë në skuadër këtë futbollist, është Grashopërs.
Pikërisht skuadra që u turpërua në elitën e futbollit zviceran në këtë vit dhe që ra nga kategoria, aqsa në një ndeshje lojtarët u detyruan të dorëzonin fanellat te tifozët. Rënie e parakohshme kjo e Gashit, që dikur luante me Bazelin si kampion i Zvicrës, ndërsa tani mund të luftojë për ngjitjen në elitën e këtij futbolli. /Shqiperia.ch/