You are here
Home > Futboll Bota > Çfarë Ardian Ismajli! Hajduku i Splitit si Shqipëria, nuk humbet kohë me Tahirajn dhe i beson Sahitit

Çfarë Ardian Ismajli! Hajduku i Splitit si Shqipëria, nuk humbet kohë me Tahirajn dhe i beson Sahitit

Ardian Ismajli është padyshim siguria më e madhe e Kombëtares sa i përket vazhdimësisë dhe së ardhmes. Një tjetër ndeshje në nivel nga ana e mbrojtësit të Shqipërisë ndaj Grashopër, që për sa kohë ishte në fushë, nuk mund të kalohej.

Panuçi i ka mbyllur hesapet për njërin nga qendërmbrojtësat, ndërsa tani do të shohë për lojtarin tjetër që do t’i bashkangjitet Ismajlit. Këtë të fundit nuk e ndali as operacioni i fundit që kreu gjatë muajit dhjetor, jo vetëm duke u kthyer në fushë, por madje edhe më i fortë.

Nga ana tjetër Hajduku i Splitit nuk ka humbur kohë edhe me Tahirajn, duke e grumbulluar për miqësoren e sotme. Ky ishte afrimi i fundit i ekipit kroat, me sulmuesin shqiptar që u morr nga Aluminij në Slloveni. Gjithsesi Tahiraj nuk u aktivizua për asnjë minutë, ndërsa së fundmi e ka shprehur hapur dëshirën për të luajtur me Shqipërinë. Emir Sahiti ishte futbollisti i fundit shqiptar që Hajduku hodhi në lojë, lojtar ky që ka qënë pjesë e ekipit Shpresa. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top