You are here
Home > Futboll Bota > Çfarë aktrimi dhe krahasimi nga Zvicra: Serbia? Të mësojë sesi fluturon shqiponja nga… Shqipëria

Çfarë aktrimi dhe krahasimi nga Zvicra: Serbia? Të mësojë sesi fluturon shqiponja nga… Shqipëria

Shqiponja rezultoi si fjala e vitit në Zvicër, falë atyre festimeve të Shaqirit, Xhakës, pa harruar këtu edhe Lihshtajnerin ndaj Serbisë. Pas realizimeve të futbollistëve shqiptarë në Botërorin e Rusisë, ka nisur edhe festa simbolike. Shqiponja përpara syve të tifozëve serb, që e morrën si një provokim të hapur ndaj tyre.

Tashmë prestigjozja zvicerane, “Blick”, i rikthehet kësaj teme të ndezur, duke bërë një krahasim simbolik të jashtëzakonshëm. Kështu, serbëve u kujtohet se në flamurin e tyre ndodhet i njëjti simbol, por në ndryshim nga shqiptarët, ata duhet të mësojnë të fluturojnë shqiponjën e tyre.

“Serbët do të bënin mirë të lironin shqiponjën e tyre të bardhë me kryq të dyfishtë, duke krijuar luftën dhe vdekjen, për ta mësuar atë sesi të fluturojë. Ndoshta kështu, një ditë, shqiponja shqiptare dhe ajo serbe mund të fluturonin së bashku në lartësi të larta, në alpet zvicerane, nën qiellin hapur”, shkruhet nga “Blick”.

Por një aktrim deri diku i tepërt dhe një reklamim fantastik, është mënyra sesi zviceranët e pasyqrojnë veten tek të tjerët. Teksa ndalen vetëm te futbollistët shqiptarë që luajnë për Zvicrën, “Blick” shkruan: “Ne jemi vendi që i japim mundësi të gjithëve, që të na përkasin. Në Zvicër lejohen njerëzit të luajnë pa marrë parasysh fenë, origjnën dhe ngjyrën e lëkurës, pa pasur asnjë problem”.

Sigurisht, këtu helvetët kanë harruar ose kanë dashur të bëjnë një gjë të tillë, marrëveshjen e shqiptarëve në vitin 2014. Festimi me shqiponjë i Xhakës, Shaqirit&CO ishte i përhershëm më parë, por të mbytur nga ambienti sportiv dhe kritikat e shumta të ardhura nga Kombëtarja që i përkasin, ata nuk mund ta bënin më një gjë të tillë. Kështu, të gjithë futbollistët shqiptarë vendosën që të mos festonin më në këtë mënyrë golat e tyre.

Por rregullat janë bërë për t’u thyer, e në atë takim ndaj Serbisë, sigurisht që vetëm rregulla nuk mund të kishte për lojtarët tanë. Sapo shënuan, nuk e menduan dy herë për të festuar në mënyrën simbolike e për të kujtuar trevën e tyre shqiptare. Megjithatë ajo që do i priste, do të ishte një gjyq i hapur. Me Shaqirin në një cep, e Xhakën në tjetrin, të dy lojtarët shqiptarë janë vendosur në konferencën për shtyp si në një sallë gjyqi ku ishin të detyruar për t’i kërkuar falje të gjithë sportdashëve zviceranë.

Kjo është Zvicra e bukur dhe e mirë që pasqyrohet, pa ndikuar aspak në fenë, origjinën dhe ngjyrën e lëkurës së lojtarëve. Por kemi edhe një anë tjetër, që helvetët nuk u pëlqen shumë ta tregojnë, por e kanë shfaqur në mënyrë të tuprshme me shqiptarët. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top