You are here
Home > Futboll Bota > Çështje edukate, jo nervozizimi!  I pështyu në fytyrë, sulmuesi i Juventusit vazhdon në çmendurinë e tij

Çështje edukate, jo nervozizimi!  I pështyu në fytyrë, sulmuesi i Juventusit vazhdon në çmendurinë e tij

Një skenë e pështirë dhe tërësisht e evitueshme ishte ajo e fundit të takimit mes Juventusit dhe Sasuolos. Pas disa dueleve të ashpra për top mes Dauglas Costas dhe Di Franceskos, sulmuesi i bardhezinjve për një moment e humbi tërësisht toruan dhe i pështyu në fytyrë futbollistit kundërshtar.

Gjyqtari pas pamjeve të rishikuara, e ndëshkoi me kartonin e kuq për ta nxjerë nga fusha e lojës. Një veprim tërësisht i pashpjegueshëm dhe në limitet e normalitetit kjo e futbollistit brazilian, por nëse mendoni se është kryer në nervozizëm e sipër, gaboheni.

Futbollisti ka reaguar nëpërmjet “Instagrami” për ngjarjen e ndodhur dhe mes një kërkimi falje të gjatë për shokët e skuadrës, klubin, tifozët, ka harruar protagonistin e ngjarjes dhe njeriut që i detyrohet më shumë ndjesë, Di Franceskos. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top