You are here
Home > Futboll Bota > Çështje e mbyllur! Greqia ta harrojë, Panuçi shkon për ta takuar Fiorin Durmishaj

Çështje e mbyllur! Greqia ta harrojë, Panuçi shkon për ta takuar Fiorin Durmishaj

Greqia kishte pretendimet e saj dhe ka bërë gjithçka, që Fiorin Durmishaj të ishte pjesë e tyre. Sulmuesi i Panionosit po kalon një formë fantastike në shtetin fqinj, teksa arrin të shënojë lehtësisht ndaj kundërshtarëve.

Sipas asaj që raportohet së fundmi nga mediat greke, Panuçi do të ndjek më nga afër ndeshjen mes Panionis-Aek. Këtu do tê vijë edhe takimi i trajnerit të Shqipërisë me Durmishajn, për ta mbyllur përfundimisht këtë histori.

Futbollisti në fjalë më parë ka luajtur edhe me Shpresat e Shqipërisë, ndërsa Panuçi e kërkoi në Kombëtaren e madhe në kushtet e emergjencës. Në takimet e tetorit, teksa dëmtime të shumta po penalizonin kuqezinjtë, Panuçi kërkoi Durmishajn. Por Greqia e bllokoi disi për shkak të kohës së vonë që u dha ftesa për sulmuesin në fjalë. Tashmë asgjë nuk e pengon Durmishajn të bashkohet me atdheun e tij në aventurën e radhës të Europianit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top