You are here
Home > Kombëtarja > Çështje brezash! Kritikojnë pafundësisht Panuçin në mënyrë të pakuptimtë, Agollit i bëhet dalja edhe te Karabaku

Çështje brezash! Kritikojnë pafundësisht Panuçin në mënyrë të pakuptimtë, Agollit i bëhet dalja edhe te Karabaku

Sa shumë kritika për trajnerin Panuçi. Shumë prej tyre me të drejtë, pasi vetë rezultatet e arritura tregojnë se diçka nuk shkon me italianin, por edhe disa të tjera në mënyrë të padrejtë për këtë trajner.

Përse nuk e aktivizon Ansi Agollin? Kjo ishte pikëpyetja e madhe që shumë njerëz shtruan, në përfundimin e ndeshjes me Skocinë. Sigurisht, pas Skocisë u menduan që të ngrinin këtë pikëpyetje, sepse me Izraelin askush nuk po fliste, një super Egzon Binaku ua kishte mbyllur të gjithëve gojën.

Por le t’i kthehemi pak situatës së Agollit në klubin ku ai luan. Në sezonin e ri, futbollisti i Kombëtares ka luajtur vetëm 3 ndeshje me ekipin e Karabakut, ndërsa të gjitha të tjerat i ka parë nga stoli. Datëlindjes së 1982 i përket dhe 35 vjeç është. Për ata që jetojnë e mbijetojnë nga konfliktet që ndodhin brenda Shqipërisë, atëherë kjo temë është një degë e mirë për t’u kapur e për t’u mbajtur fort pas saj madje.

Ndërsa për ata që duan më të mirën e Kombëtares, këtu nuk shohin asnjë çështje. Futbolli, jeta, e gjithë mënyra sesi funksionon bota, është në bazë të brezave. Ato ndërrohen dhe askush nuk është i përjetshëm. Koha e Agollit ka përfunduar, e ardhmja nuk mund të shihet më te ky futbollist. Shumë djersë, krenari dhe respekt ka dhënë Agolli për fanellën e kuqezinjve dhe për këtë meriton përuljen e tifozëve. Por, ishte momenti që të rinjtë të merrnin revanshin. Këtë politikë nuk e ndjek vetëm Panuçi, por edhe shumë trajnerë të klubeve europiane. Po tani, a do e kritikojmë teknikun e Karabakut? Ose ndoshta jo më mirë, sepse aty nuk e gjejmë përfitimin, le t’i kthehemi Panuçit… /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top