You are here
Home > Kombëtarja > Çështja Vata edhe në vëmendjen e mediave të klubit Celtik: Ka mërzitur edhe Ilir Metën

Çështja Vata edhe në vëmendjen e mediave të klubit Celtik: Ka mërzitur edhe Ilir Metën

Një jehonë të madhe rastit të Roko Vatës, djalit të Rudi Vatës, i kanë dhënë edhe mediat pranë klubit të Celtic. Pikërisht në atë skuadër ku u bë i njohur babai i tij, ndërsa Roko luan me të rinjtë e këtij klubi.

Ndërkohë mediat pranë kësaj skuadre e kanë përshkruar më në detaje historinë. Për ta nisur që me të drejtën e zgjedhjes së një lojtar të ri që po lind, që ngjason me Adnan Januzajn dikur. Roko Vata mund të luajë për Shqipërinë, Malin e Zi, Skocinë dhe Irlandën. Për momentin do t’i bashkohet të rinjëve të Irlandës për moshën nën 15-vjeç, ndërsa gjyshja e tij nga ana e mamasë ka lindur në Dublin.

Gjithashtu është theksuar se presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është mërzitur nga kjo gjë. Kjo pasi Meta ka një lidhje të ngushtë dashurie me këtë skuadër dhe është shok i ngushtë me Rudi Vatën.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top