Një jehonë të madhe rastit të Roko Vatës, djalit të Rudi Vatës, i kanë dhënë edhe mediat pranë klubit të Celtic. Pikërisht në atë skuadër ku u bë i njohur babai i tij, ndërsa Roko luan me të rinjtë e këtij klubi.
Ndërkohë mediat pranë kësaj skuadre e kanë përshkruar më në detaje historinë. Për ta nisur që me të drejtën e zgjedhjes së një lojtar të ri që po lind, që ngjason me Adnan Januzajn dikur. Roko Vata mund të luajë për Shqipërinë, Malin e Zi, Skocinë dhe Irlandën. Për momentin do t’i bashkohet të rinjëve të Irlandës për moshën nën 15-vjeç, ndërsa gjyshja e tij nga ana e mamasë ka lindur në Dublin.
Gjithashtu është theksuar se presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është mërzitur nga kjo gjë. Kjo pasi Meta ka një lidhje të ngushtë dashurie me këtë skuadër dhe është shok i ngushtë me Rudi Vatën.