You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Celina sjell kaosin e klubit anglez, trajneri: Të vijnë lojtarët këtu të flasin, nuk vraponin në fushë

Celina sjell kaosin e klubit anglez, trajneri: Të vijnë lojtarët këtu të flasin, nuk vraponin në fushë

Swansea ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Shefield Wensday, në takimin e luajtur në ditën e djeshme. Ekipi i Swansea gjendej duke humbur, derisa në fushë u aktivizua ylli shqiptar, Bersant Celina. I vetëm ka arritur të ndryshojë fatin e takimit, në vetëm dy minuta. Fillimisht duke shënuar në minutën e 72 e në një minutë më pas, duke dhuruar një pasim fantastik nga pas shpine të kundërshtarëve.

Menjëherë pas fundit të takimit, te Sheffield Wendsday e gjitha kjo është përjetuar si një dramë, ndërsa kaosi i madh është parë edhe në fjalët e trajnerit pas ndeshjes. Holandezi Jos Luhukay shprehet se futbollistët e tij nuk po vraponin në fushë.

“Nuk kemi mbrojtur dy herë anën tonë të majtë dhe kjo nuk është e pranueshme. Ti duhet të konkurrosh me kundërshtarin tënd, të vraposh si ai. Jam përpjekur t’ia shpjegoj këtë tre apo katër herë lojtarëve, por nuk po u shkon në kokë.

Jam shumë i zemëruar, sepse lojtarët nuk po tregojnë prova se çfarë po bëjmë në stërvitje. Nuk është hera e parë që ne jemi në rezultat 1-0, e kundërshtarët që të shënojnë dy gola. Fjalët e mia nuk po dalin siç duhet, sepse jam aq i zemëruar me atë që ndodhi. Ndoshta lojtarët mund të japin përgjigjet dhe të vijnë këtu”, u shpreh trajneri holandez. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top